Zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor, do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës 6.1 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi duke shtuar se kjo varet edhe nëse në disa komuna do të kemi balotazhe.
“Për Zgjedhjet Lokale 2017 në Ligjin për Buxhet të këtij viti, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, janë paraparë 6.1 milionë euro. Por, për ta ditur koston e saktë të një procesi zgjedhor, ne duhet të presim përmbylljen e tij. Kostoja e Zgjedhjeve Lokale varet edhe se në sa komuna do ta kemi raundin e dytë, pra balotazhin i cili është paraparë me ligj”, ka thënë ai për arbresh.info.
Sipas tij, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2013 janë mbajtur raundet e dyta në 25 komuna nga 38 sa janë gjithsej.
Kujtojmë se zgjedhjet e fundit nacionale që janë mbajtur me 11 qershor i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth pesë milionë euro./arbresh.info/
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...