Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se do të zgjasë orarin e shërbimeve deri në ora 18:00 në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente. Orari i zgjatur do të vlejë nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026.
Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune, me shërbime sipas të njëjtit orar të zgjatur. “Vendimi është marrë për të lehtësuar qasjen e qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në shërbime, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit”, thuhet në njoftim.
Agjencia ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve ligjore.
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...