Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha mori pjesë sot në promovimin e Regjistrit zyrtar të barnave në Republikën e Kosovës, edicioni i 6-të, i cili është plotësuar me barnat e reja të regjistruara deri në tetor 2021 dhe përmban 3.540 produkte të mbrojtura dhe 889 produkte gjenerike.
“Regjistri i barnave përveç se do të ndihmojë komunitetin mjekësor në përgjithësi në Kosovë për të zbatuar praktikat më të mira të administrimit të barnave të regjistruara në Kosovë, është edhe një shembull i mirë i bashkëveprimit midis Odës së Farmacistëve, Agjencionit të Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale, Shoqatës së Farmacistëve dhe profesionistëve nga Fakulteti i Mjekësisë për të përditësuar të rejat sa u përket barnave të regjistruara në Republikën e Kosovës”, tha zëvendësministri Berisha.
Ai theksoi se promovimi i Regjistrit 6 të barnave do të ndihmojë në ngritjen e standardeve në fushën e farmacisë, ndërsa mjekët familjarë dhe specialistët e fushave të ndryshme do të kenë para vetes një pasqyrë të qartë të barnave të regjistruara, arbresh.info.
Kurse, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi tha se AKPPM-ja dhe OFK-ja do të shpërndajnë falas 1000 kopje për të gjithë farmacistët, mjekët familjarë dhe specialistët.
U.D. Kryeshefi i AKPPM-së, Arian Ahmeti theksoi se MSh-ja, AKPPM-ja, OFK-ja, Shoqata e farmacistëve dhe fakulteti i Mjekësisë do të punojnë për digjitalizimin e këtij regjistri.
Krahas Regjistrit të barnave 6, u promovua edhe Revista farmaceutike nr. 2 që nxirret nga së OFK-ja me tema të ndryshme nga kjo fushë.
Me mirënjohje për jetën dhe veprimtarinë e tij, post mortem, nga OFK është nderuar profesori i Farmakologjisë, Prof. Dr. Mentor Disha./arbresh.info/


Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...