Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mori pjesë në ceremoninë e betimit dhe certifikimit të 251 ushtarëve të rinj të FSK-së, të organizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Në këtë ceremoni, u shënua dhe një arritje e përbashkët, ajo e rritjes së personelit ushtarak, ku brenda një viti jemi me mbi 1000 ushtarakë më shumë. Qeveria e Republikës së Kosovës është krenare për të gjithë personelin ushtarak dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e vendit dhe sigurimin e paqes.
Një nga objektivat e kësaj Qeverie është dhe anëtarësimi në aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. Republika e Kosovës, së bashku me partnerët e saj perëndimorë dhe demokratik, ka vizionin afatshkurtër dhe afatgjatë të promovimit dhe kontribuimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.
Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi të gjithë ushtarët e rinj për përkushtimin e tyre fisnik ndaj vendit dhe i uroi suksese të mëtejshme në angazhimin e tyre. /arbresh.info/

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...