Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale së bashku me avokatin e tij, pasi është ftuar për të dhënë deklaratë në lidhje me hetimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Ky rast është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale, që lidhet me marrëveshjet dhe procedurat e zhvilluara brenda kësaj ministrie, e cila aktualisht udhëhiqet nga ministri në detyrë, Faton Peci./Arbresh.info/

Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë