Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se zërat për prishtje të koalicionit qeverisës janë periferikë dhe jovendimmarrës.
Ai ka deklaruar se vlerësimin për koalicionin qeverisës mund ta japin vetëm krerët e dy partive.
Zemaj ka thënë për “Epoka e re” se deri më tani zgjedhjet e parakohshme nuk kanë prodhuar stabilitet të menjëhershëm.
Ai ka thënë se fillimisht duhet krijuar një klimë e përshtatshme për zgjedhje të lira dhe korrekte.
Zemaj ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke vlerësuar se kjo çështje kërkon konsensus nacional.
Kurse për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, që është iniciuar nga Nisma për Kosovën, Zemaj ka thënë se asnjëri prej deputetëve të LDK’së nuk do të votojë për këtë mocion, pavarësisht prej kundërshtimeve që kanë pasur për këtë koalicion.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...