Rikthimi i tubimeve të qytetarëve dhe dasmave tradicionale, lëndon rënd disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.
Kështu thotë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se sonte janë ndërprerë tri dasma dhe disa lokale, ndërsa ndaj pronarëve janë marrë masa.
“Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rënd disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19. Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali”, ka shkruar Zemaj.
Ai ka theksuar se prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve.
“Kemi sjell rregullore të cilat e mbrojnë shëndetin e qytetarëve. Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja”, shton tutje.
Zemaj paralajmëroi se do të vazhdohet me ndalimin e atyre që nuk respektojnë rekomandimet anticovid.
“Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit. Ligji është shumë i qartë, duhet vetëm të zbatohet”, ka thënë Zemaj.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...