Zemaj i pikëlluar pas vdekjes së 20 vjeçares nga Ferizaj

13:36 | 26 Shkurt 2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 20 vjeçares e cila po trajtohej në një spital Turqi pas lëndimeve të marra gjatë shpërthimit në njërin nga restorantet e Ferizajt.

Postimi i plotë:

“E nderuara Familje Haxhidema,

Lajmi se Fatimja, ka ndërruar jetë, na tronditi të gjithëve pa masë. Në këtë ditë të trishtueshme për juve, familjen dhe më të dashurit e Fatimes dhe të gjithë neve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke iu bashkuar dhimbjes Tuaj.

Përkundër shpresave dhe pritjeve tona, ajo sot u nda fizikisht nga ne, duke lënë pikëllim pas vetes, për moshën e re dhe ëndrrat e saj rinore të këputura padrejtësisht.

Në këto orë të dhimbjes së madhe, jemi me juve dhe dhimbjen tuaj familje e nderuar Haxhidema, duke lutur Zotin për shpirtin e saj dhe të gjeni forcë për ta tejkaluar këtë situatë tepër të rëndë.

Mbahuni të fortë. Ngushëllime të sinqerta!”./arbresh.info/

Vdes 20-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara