Ish-ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e numrit të të infektuarve në dhjetë ditët e fundit.
Ai, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se virusi ka marrë hov të madh, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, për dhjetë ditë mbi 1000 qytetarë kanë rezultuar pozitivë dhe mbi 100 kanë humbur jetën.
“Për dhjetë ditë, është shumë brengosëse rritja e infeksionit me Covid-19. Virusi ka marrë hov të madh. Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike”, ka shkruar Zemaj. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
Për dhjetë ditë, është shumë brengosëse rritja e infeksionit me Covid-19. Virusi ka marrë hov të madh.
Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.
Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike.
Andaj menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike.
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati