Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjysmë milioni qytetarë do të vaksinohen sivjet me vaksinën kundër gripit sezonal.
“Për herë të parë me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vaksinohen 500 mijë qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal”, është shprehur Zemaj.
“Ky është më shumë se sukses. Është prioritet i Qeverisë”, njofton Klan Kosova.
Zemaj ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat ani COVID-19, përfshirë bartjen e maskës kur janë në shoqërim me të tjerët.
Derisa asi fliste në foltore është dashur dikush prej deputetëve –me shumë gjasë nga opozita, duke i thënë “në sy po dukesh se e ke koronavirusin”, frazë të cilën vet Zemaj ia kishte drejtuar deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, muaj më parë.
“Unë kam ardhur si ministër nga ulësja e deputetit. E kemi parë se puna e parë e dikujt ka qenë ministër”.
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...