Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka folur pas propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë kundër presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Zeka tregoi se e kishte takuar Thaçi ditën kur është nisur për në Vienë për të vazhduar në Uashington dhe se presidenti nuk kishte dijeni rreth propozim-aktakuzës.
“Kam pirë kafe me presidentin Thaçi dhe gjeneralin Sami Lushtaku, ku kemi biseduar se çfarë do të diskutohet në Shtëpinë e Bardhë. Unë kisha dëgjuar disa spekulime por Thaçi kishte disponim të mirë dhe ishte i bindur se do të arrihet një marrëveshje në favor të Kosovës me Serbinë”, tha Zeka, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“I kam hyrë bisedës rreth Gjykatës Speciale por i ka ikë asaj bisede edhe më la përshtypjen se nuk ka ndonjë informacion”.
Sipas Zekës presidenti edhe pse nuk ishte në dijeni rreth propozim-aktakuzës i kishte thënë se e di që është cak i kësaj Gjykate.
“Thaçi më tha, Milaim e di që cak i kësaj Gjykate jam unë dhe e di se në fund do të shkojë në këtë Gjykatë, por jam shumë krenar se po arrijmë në fund të negociatave me Serbinë dhe do të arrijmë marrëveshjen finale”.
Zeka mes tjerash deklaroi se kjo aktakuzë është goditje e Shtëpisë së Bardhë nga Serbia dhe Rusia për Kosovën.
Zeka po ashtu tregoi se si e mori vesh lajmin zyrtar rreth propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit.
“Isha në një takim dhe gruaja ime ma dërgoi lajmin e marrë nga një media dhe më tha të lutëm ma konfirmo, unë i thash që nuk është e vërtetë dhe pas takimit mora dikë nga Gjykata Speciale dhe ma konfirmoi se është e vërtetë pasi gjëra të tilla kanë ndodhur vetëm në Prokuroritë e Kosovës dhe për atë nuk besoja”, deklaroi Zeka.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...