Zëdhënësja e LDK-së: Kurti po ndryshon qëndrimet, amulli për temat që do të diskutohen me Serbinë

11:43 | 9 Qershor 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se moprezantimi i platformës për dialogun nga kryeministri Albin Kurti, para nisjes së negociatave krijon amulli.

Zëdhënësja e kësaj partie, Sible Halimi tha se qëndrimi i tyre ka qenë që platforma të prezantohet në Kuvend para fillimit të dialogut.

Ajo po ashtu ka thënë se kryeministri Kurti po ndryshon qëndrimet dhe kjo krijon amoli për temat që do të diskutohen.

“Qëndrimi i LDK për dialogun ka qenë që Kryeministri Kurti para se të shkoj në Bruksel duhet ta prezantoj platformën për dialog. Duke pas parasysh që kryeministri Kurti ka filluar t’i ndryshoj qëndrimet në mbesim në një amulli se cilat janë temat që do të diskutohen në dialogun Kosovë-Serbi. Ne presim qe nesër në seancë Kryeministri te tregon pikat e diskutimit”, tha ajo.

Kryeministri Kurti të premten do të raportojë në Kuvend lidhur me ecurinë e dialogut./V.S./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara