Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev është nisur herët në mëngjes për në vendin e tragjedisë së tmerrshme në Bullgari, për të vizituar të mbijetuarit e aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë në autostradën “Struma” ku humbën jetën 46 udhëtarë dhe 7 u lënduan.
Zaev për “Fokus” ka konfirmuar se në spital është takuar me të shtatë të mbijetuarit e aksidentit dhe ka biseduar me secilin veç e veç.
“I pashë të shtatë të mbijetuarit. Secili prej tyre ka pikëpamjen e tij për aksidentin, që është logjike, por megjithatë duhet pritur hetimi që të mos dalin spekulimet, gjë që është veçanërisht e papranueshme në këto momente trishtuese për familjet e të ndjerëve”, tha Zaev.
Bashkë me të në vendin e tragjedisë së tmerrshme kanë shkuar edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ai i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Në aksidentin tragjik në Bullgari jetën kanë humbur të paktën 45 persona.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...