Lideri i LSDM-së dhe kryeministri i vendit Zoran Zaev, në pres konferencën në shtabin e LSDM-së e ftoi VMRO-DPMNE-së që ta rishikojë edhe një herë qendrimin për mos pranimin e rezultateve zgjedhore.
“Shpresoj se do të gjeni fuqi të silleni si subjekt përgjegjës politik dhe do të përfshihen dhe do të japin kontribut konstruktiv për reformat. I bëj apel udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në plan të parë t’i vendosë interesat e qytetarëve”, porositi Zaev.
Kjo është një fitore e madhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Urime deri tek të gjithë qytetarët për festën e madhe të demokracisë. Patëm zgjedhje demokratike, korrekte dhe të pastra, zgjedhje që janë imazhi i vërtetë i vullnetit të qytetarëve, porositi sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ai theksoi se rezultati i raundit të dytë të zgjedhjeve të gjashta lokale ka qenë i pritur dhe se në të qytetarët vetëm e kanë konfirmuar fitoren dhe qartë janë përcaktuar për ndryshime të plota dhe gjithëpërfshirëse, për jetë më cilësore për të gjithë.
“LSDM fitoi në një numër të madh të komunave. Lëvizim në drejtim të vërtetë, ndaj një Maqedonie të drejtë dhe prosperuese ekonomike, shtëpi dhe atdhe të përbashkët, një shoqëri për të gjithë, vendimtare të bëhet pjesë e familjes euroatlantike”, porositi Zaev.
Përmendi se përgjegjësia më e madhe për realizimin e këtyre qëllimeve të përbashkëta i bie përkëtësisht LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit.
Ai tha se kryetarët e zgjedhur, por edhe pushteti qendror menjëherë vazhdojnë me punë.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...