Paul Williams ka nisur dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në cilësi të dëshmitarit të mbrojtje së Hashim Thaçit.
Avokati dhe profesori ndërkombëtar, Paul Williams, që kishte shërbyer si këshilltar i delegacionit të Kosovës në bisedimet e paqes në Rambuje, tha se zgjedhja dhe ftesa e tij për këtë rol u bë nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës.
“Formalisht u zgjodha para 10 dite që nga thirrja e negociatatve të Rambujesë. Mu kumtua paraprakisht nga Bukosji që nëse do të kishte bisedime në Rambuje, që ai do të kërkonte praninë time. Kjo ishte në kohën e diplomacisë fluturuese të Chris Hill dhe pastaj të Richard Hoolbroke. Për të qartësuar se kur, kjo ishte gjatë verës dhe vjeshtës 1998, po punoja me Bujar Bukoshin dhe Ibrahim Rugoven, dhe Veton Surroin, dhe në koordinim ngushtë me diasporën amerikano-shqiptare, që kishte lidhje të ngushta me ato individë, dhe ato kërkonin këshillën dhe udhëzimin ligjor në çështjet që po negocionin. Më ftoi Bujar Bukoshi në emër të Rugovës të udhëtojë në Rambuje dh të marrë pjesë në negociata në 7 shkurt, ishte vendim formal me konsensus të delegacionit kosovar për të më ftuar që të vizitojë në Chateau dhe të jem këshilltar ligjor, dhe Edita Tahiri Bajram Kosumi e nënshkruan vendimin formal”, tha ai.
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...