Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ultimatumit të pesë ambasadave të shteteve perëndimore në Kosovë ndaj udhëheqësve të vendit për Gjykatën Speciale.
E përditshmja e njohur amerikane, The Washington Post, ka raportuar për flakareshat e rëndë të shteteve të Quint’it – Amerikës, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë – për kryeministrin Ramush Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Gazeta nga Uashingtoni, duke cituar agjencinë The Associated Press, ka njoftuar se këto pesë shtete, nëpërmjet një deklarate, kanë bërë të ditur se janë “thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuarit për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”.
The Washington Post ka shkruar se pesë shtetet mike të Kosovës kanë thënë se Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në territorin e saj.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...