Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka paralajmëruar dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të pikës për Ujmanin në Marrëveshjen e Uashingtonit.
“Duhet të shqyrtohet së pari çështja e marrëveshjes dhe e zotimeve. Pas sqarimit të kësaj, edhe dëmet që dalin nga kjo në raport me Kushtetutën e vendit dhe pastaj ato të dërgohen në Kushtetuese”, ka thënë ai në KTV.
Ai ka thënë se Ujmani është pasuri e Kosovës.
“Ne kemi pranuar që pasuria e vendit tonë të trajtohet në bazë të nevojave tona të energjisë. Ajo është pasuri e Kosovës. Sa kemi ne nevojë dhe çfarë bëjmë me të është çështje e jona, çështje e planeve tona zhvillimore”, ka thënë ai.
Sipas Aliut, Kosova ka pranuar që Liqenin e Ujmanit ta ndajë me Serbinë në bazë të një plani të fizibilitetit që lidhet me energjinë.
“Pra, jo në bazë të ligjeve ndërkombëtare. Kjo është cenim i të drejtës mbi pasurinë e shtetit dhe mendoj që është shkelje e Kushtetutës”, ka thënë ai.
Aliu ka potencuar se Ujmani nuk duhet të diskutohet fare, pasi që është çështje e brendshme e vendit.
“Ata i kanë bërë dëm vendit dhe do t’i bëjnë edhe më tej”, ka thënë ai.
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...