Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin Haki Abazi.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se vendimi për përjashtimin e tij është marrë unanimisht dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se për vendimin është njoftuar Abazi, megjithatë ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
Abazi ka thënë se vendime të tilla janë arbitrare dhe se nuk mund të komentojë më shumë.
“Këto janë vendime arbitrare. Nuk e kam pranuar vendimin, por jam njoftuar nga mediat. Ende nuk e kam parë vendimin dhe prandaj s’mund të komentojë më shumë”, është shprehur Abazi.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...