“Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, është tema me të cilën po diskutojnë sot përfaqësues të partive politike në vend.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se arsyeja e dorëheqjes së kryemisnitit, Ramush Haradinaj nuk ka qenë ftesa nga Specialja, shkruan arbresh.info.
Ajo ka shtuar gjithashtu se VV dhe LDK tash e një vit janë duke u përgatitur për rrëzimin e kësaj Qeverie.
“Ka një vit që kur VV dhe LDK kanë nisur mocionin opozitar dhe edhe para dorëheqjes së Haradinajt kemi pasur 58 nënshkrime dhe na duheshin vetëm edhe 3 nënshkrime. Ne nuk kemi pritur këtë mënyrë të dorëheqjes së kryeministrit dhe atë dit kemi thënë se dorëheqja ishte vonuar por arsyeja ishte e gabuar”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka shtuar se Haradinaj u mbro në heshtje përkundër deklarimeve se do të mbroj luftën e pastër të UÇK-së.
“Duket qe dorëheqja e Haradinajt ishte fillimi i fushatës zgjedhore, nuk ka qenë në pyetje Gjykata Speciale pasi ai tha se do ta mbroj luftën e Kosovës por aty nuk ka asgjë, qëndroj i heshtur”, ka shtuar ajo.
Deputetja e VV-së, ka thënë se Hradinaj nuk do të kandidonte përsëri nëse arsyeja e dorëheqjes do të ishte vërtetë Gjykata.
“Nëse përnjëmend do të ishte ftesa e Gjykatës speciale arsyeja e dorëheqjes atëherë Hardainaj nuk do të kandidonte më për të njëjtën pozitë”, ka thënë ajo. /Arbresh.info/
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...