Përhapja e koronavirusit në Kosovë, me gjithësej 19 raste të konfirmuara e ka detyruar presidentin Thaçi gjatë ditës së djeshme që të nënshkruajë dekretin ku i propozohet Kuvendit të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
Një propozim i tillë ka hasur në kundërshtimin e fuqishëm të Vetëvendosjes, që bashkë me Listën Serbe janë dy subjektet e vetme që kanë dalë kundër këtij vendimi, shkruan lajmi.net.
Një qëndrim të tillë e konfirmoi edhe zëvendëskryeministri nga radhët e VV-së, Haki Abazi.
Ai mbrëmë me anë të një postimi në Facebook, tha se gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë, është një vendim sipas tij qëllimkeq dhe kundër qeverisë së udhëhequr nga Kurti.
“Tentimi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme përkundër masave dhe veprimeve të shkëlqyeshme të qeverisë, është qëllimkeq dhe në vazhdimësinë e obstruksioneve kundër qeverisë Kurti”, shkroi ndër të tjera Abazi.
Abazi edhe mbrëmë gjatë një konference për media konfirmoi qëndrimin edhe të shefit të tij në qeveri, Albin Kurti se një masë e tillë në këtë periudhë sipas tyre është e panevojshme.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...