Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë se deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova ka shpifur në lidhje me atë se Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar koalicion me Listën Serbe, përcjell arbresh.info.
“Deputeti Naser Rugova në emër të grupit parlamentar të LDK sapo bëri një shpifje publike për koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe në Kamenicë e cila gjë është e pavërtetë”, ka thënë ajo.
Sipas saj ka qenë pikërisht LDK ajo që vazhdimisht ka bërë propagandë tek serbët për mospërkrahjen e kryetarit të sapozgjedhur në Kamenicë, Qëndron Kastrati.
“Përveç që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pas kurrfarë koalicioni atje ka qenë pikërisht Lidhja Demokratike e cila vazhdimisht ka bërë propagandë te serbët duke ju thënë që mos të përkrahin djalin e Isa Kastratit, terroristit pra për babën e Qëndronit të cilët ju e dini që ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht dëshmor”, ka thënë Dërguti./arbresh.info
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë