Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Vushtrri, pasi që në lokalet e tyre janë gjetur disa persona pa maska.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur ditën e diel, shkruan Arbreesh.info.
Më poshtë, rastet e ndara sipas njoftimit të Policisë së Kosovës:
“Vushtrri 19.07.2020-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij janë gjetur disa persona në mungesë të vendosjes së maskave, duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri 19.07.2020-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij janë gjetur disa persona në mungesë të vendosjes së maskave, duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...