Policia e Kosovës në Vushtrri i është përgjigjur një informacioni për intervenim në një përleshje fizike në mes të disa personave, mëngjesit të së hënës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaçica’ në Vushtrri, ku pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, nga ku bëhet e ditur se në përleshje ishin të përfshirë gjashtë persona dhe si pasojë të lënduar kanë mbetur dy viktimat e rastit të moshës së mitur, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.
Lidhur me rastin në fjalë Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në përleshje, të gjithë të moshës së mitur, gjithashtu edhe njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime.
Hetuesit policorë, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Të dyshuarve të arrestuar pas procedurave intervistuese u është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘dëmtim të pasurisë’.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...