Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka lëshuar një qëndrim pas deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku tha se qëllim politik të karrierës e ka bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Vulin ka thënë se pas kësaj deklarate të gjithë heshtën, duke shtuar se prandaj serbët duhet folur, raporton Kosovo-online, transmeton Klankosova.tv.
“Kur Rama tha se ka për qëllim bashkimin e Kosovës dhe Shqipërinë, vendet ballkanike heshtën, UNMIK që kontrollon Kosovën sipas Rezolutës 1244 heshti dhe BE nuk po lëshon qëndrimin e famshëm “të përmbahen të dyja palët”.
“Unë thërras për unitet të serbëve dhe them se qëllim i gjeneratës sonë është krijimi i “Botës serbe”, është shprehur Vulin.
Ai ka thënë se ky projekt është e vetmja pengesë që mund ta ndalë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë
Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në ...
Hoxha: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosd...
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në...
AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...