Vulin fajëson bashkësinë ndërkombëtare

12:09 | 17 Mars 2015

Ministri për Punë i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se “refugjatët serbë nuk janë thyer në Kosovës sepse bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë asgjë që kjo të ndodhë.

“Qeveria mund të jetë krenare për atë që ka bërë, por nuk mund të jetë e kënaqur sepse serbët nuk janë kthyer”, ka thënë Vulin për RTS, transmeton koha.net.

Vulin, duke folur për trazirat e 17 marsit 2004 në Kosovë, ka thënë se Serbia për herë të parë zyrtarisht po e shënon këtë ngjarje, ndërsa, lidhur me to, sot në Mitrovicë do të mbahet një akademi solemne.

Serbia dhe zyrtarë të saj vazhdojnë të propagandojnë se nga Kosova pas luftës janë larguar 300 mijë serbë. Ky numër i serbëve nuk ka ekzistuar kurrë në Kosovës, madje as bashkë numrin e forcave ushtarake e policore serbe.

Një numër i konsiderueshëm i serbëve që është larguar nga Kosova pas luftës së vitit 1999, është vendosur në veri të Kosovës, kryesisht në Mitrovicë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara