Vuçiq – zyrtarëve të Kosovës: Turp për ju o gënjeshtarë të mjerë

18:43 | 16 Mars 2019

Deklarata e tij vije pas hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit që paralelisht po zhvillohet në Prishtinë e në Beograd, raporton Beta.

Vuçiqi ka thënë se hetimi në Serbi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit po zhvillohet shumë ngadalë, por po përparon, ndërsa ka shtuar se është qartë se dikush po e njofton Prishtinën prandaj paniku te shqiptarët është edhe më i madh.

Ai ka theksuar se është i gatshëm të dalë para çdo organi hetues të Serbisë dhe se i duket i tmerrshëm tregimi i autoriteteve të Kosovës të jetë i përzier në atë vrasje.

“Nuk do të lejoj që Serbia të jetë e vogël apo e dobt dhe unë kurrë nuk do të lejoj që dikush ta poshtërojë atë”, tha Vuçiq.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara