Në kohën kur çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosocvës dhe Serbisë, Vuçiq ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott.
Danas raporton se Scott dhe Vuçiq shkëmbyen pikëpamjet mbi vazhdimin e dialogut ndëmjet Prishtinës dhe Beogradit, transmeton lajmi.net.
Vuçiq theksoi nevojën që të arrihet një kompromis që do të garantonte stabilitet dhe përparim ekonomik.
Të dy u dakorduan se dialogut është mënyra më e mirë për të përmirësuar raportet mes dy shteteve.
Scott u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës për të treguar guxim, fleksibilitet dhe kreativitet në marrjen e vendimit.
Ditëve të fundit zyrtarët e lartë serbë kanë pretenduar se Amerika ka ndërruar qëndrim në lidhje me Kosovën.
Madje sipas raportimeve të mediave serbe, administrata e re e Trumpit e përkrahë edhe ndarjen e Kosovës./lajmi.net/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore