Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka pasë një bisedë serioze me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav lajçak.
“Një bisedë serioze dhe e përgjegjshme me Miroslav Lajçak, për çështje të hapura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq në profilin në Instagram “E ardhmja e Serbisë” pas takimit që pati në Beograd me Lajçakun.
“Ne vazhdojmë të luftojmë për të ruajtur vendin dhe popullin tonë duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”.
Zyrtari evropian të enjten qëndroi në Kosovë ku u takua me kryeministrin Albin Kurti.
“Për mua është e rëndësishme që të sjellë konkluzionet dhe t’i diskutojmë ato. Unë do të jem në Beograd më të njëjtën agjendë dhe të njëjta çështje dhe dua që të gjejmë zgjidhje për çështjet që janë ende të hapura”, është shprehur Lajçak pas takimit me Kurtin dhe Bislimin javën e kaluar në Prishtinë, pra për çështjet si ajo e dialogut, targat dhe energjetikën.
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike