Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se janë të gatshëm për të negociuar, por sipas tij, pengesa qëndron te Prishtina që nuk është gati ta themeloj Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Vuçiq i ftuar në CNN, theksoi se nuk do që të shoh që shqiptarët dhe serbët të “vuajnë”.
“Ne jemi të gatshëm për të negociuar, ka diçka që Prishtina nuk është gati ta bëjë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kjo është pengesa e madhe. Jam gjithmonë në dispozicion në emër të miqve evropian dhe amerikan”, u shpreh Vuçiqi.
“Paqja është interesi i gjithë serbëve dhe rajonit. Ne kemi shumë gjëra për të humbur pse të luajmë lojëra, për këtë arsye jemi të gatshëm për të negociuar”.
“Mos të shohim më shqiptarët dhe serbët të vuajnë, dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë, një bashkëpunim më të madh ekonomik”.
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...