Qeveria serbe pas mbledhjes së jashtëzakonshme ka dalë me një komunikatë për media në lidhje me lirimin e Ramush Haradinajt nga gjykata franceze, shkruan portali arbresh.info.
Kryeministri Aleksandar Vuçiq e ka quajtur këtë vendim të turpshëm, skandaloz, absolutisht të padrejtë dhe mbi të gjitha politik.
Vuçiq ka thënë se vendimin e Gjykatës së Apelit një person normal nuk mund ta kuptojë, sepse nuk ka pasur shpjegime për refuzimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim.
Ai ka paralajmëruar që do t’i dërgojë notë proteste Francës për këtë vendim, dhe do ta thërras për konsultime ambasadorin e saj në Beograd./Arbresh.info
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...