Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjeve të fundit në Vushtrri.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se gjatë 24 orëve kanë ndodhur tre vdekje të dhunshme, shkruan Arbresh.info.
Ajo shtoi se kjo është një dhimbje për familjarët, miqtë, për një shoqëri që e humb humanitetin sa herë që normalizon krimin.
“E tmerrshme dhe e dhimbshme. Jemi dëshmitarë të jetëve të këputura në mes nga dhuna. Tre vdekje të dhunshme, brenda 24 orëve. Tre jetë të humbura. Dhimbje në shumë nivele — për familjet, për miqtë, për një shoqëri që e humb humanitetin sa herë që normalizon krimin.”, tha ajo.
Sipas saj, ajo që dhemb më thellë është përpjekja për ta “arsyetuar” dhunën me “motive”, ku fajtorja kujdestare bëhet gruaja — viktima!
“Kur një jetë merret me armë, në rrethana paqeje, nuk ka më vend për justifikime.”, u shpreh ajo.
“Asnjë “motiv”, asnjë narrativë nuk mund ta zbusë të vërtetën e thjeshtë: është krim.
Nëse si shoqëri e gjejmë më të lehtë të gjykojmë viktimën sesa dorasin, kemi një problem të madh.”, shtoi Çitaku.
“Kjo nuk është thjesht tragjedi — është alarm. Dhimbje pafund. Revoltë e thellë. Dhe një thirrje: Boll ma!”, u shpreh ajo./Arbresh.info/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...