Vrasja në Pakashticë, deklarohet Prokuroria Themelore në Prishtinë

21:12 | 12 Janar 2022

Një 30 vjeçar me inicialet M.K është vrarë sot në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Kurse një 34 vjeçar me inicialet F.B, është arrestuar nga policia si i dyshuar, shkruan arbresh.info

E në lidhje më këtë ngjarje, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për arbresh.info ka deklaruar se deri tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e të gjitha rrethanave.

Tutje Ulaj ka bërë të ditur se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e një personi nga ekipi mjekësor.

“Të nderuar, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda i është përgjigjur vendit të ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi. Aktualisht janë duke u ndërmarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit. Lidhur me zhvillimet e tjera do t’ju mbajmë te informuar”, tha Laureta Ulaj për arbresh.info

Lexo edhe:

Vrasje në Pakashticë të Podujevës, vdes një 30 vjeçar

Lajmet më të lexuara