Prokuroria Themelore në Pejë ka thirrur konferencë për media të premten në ora 15:00, për të shpalosur të gjetura e hetimit rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan, që kishte ndodhur në nëntor të vitit 2021, ngjarje kjo që tronditi gjithë Kosovën.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, ku do shpalosen të gjetura e hetimit për njërën ndër vrasjet me tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të kësaj prokurorie. Kjo konferencë do të mbahet me datën 05 maj 2023 në ora 15:00 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndryshe, një ngjarje tragjike kisht ndodhur në nëntor të vitit 2021, ku persona të maskuar kishin sulmuar një autobus në Gllogjan të Pejës, në të cilin rast kishin humbur jetën tre persona. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
Varroset shoferi i autobusit që u vra nga sulmi në Gllogjan – Arbresh.info
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...