Prokuroria Speciale ka një muaj që po merret me hetimet rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Ndonëse hetimet po vazhdojnë ende nuk ka ndonjë të dyshuar rreth vrasjes së liderit serb të SDP’së.
Hetimet për vrasjen e liderit serb të SDP’së, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë kaluar në përgjegjësi të Prokurorëve Specialë të Kosovës. Kjo e fundit thotë se është në fazën grumbullimit të provave.
Për këtë punë, Porkuroria Speciale, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave.
“Deri më tani janë intervistuar një numër i konsiderueshëm, të gjithë këta në cilësi të dëshmitarëve. Jemi në fazën e grumbullimit të provave, ende nuk kemi asnjë të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale dhënë Express’it.
Oliver Ivanoviq u vra më gjashtë plumba, mëngjesin e të martës së 16 janarit, derisa po shkonte me këmbë në zyrën e partisë së tij SDP në veri të Mitrovicës.
Ivanoviq, menjëherë pas lufte u bë politikani serb më i pranueshëm nga shqiptarët e Kosovës. Me vite të tëra, serbi i lindur në Deçan, habiste shqiptarët dhe serbët në të njëjtën kohë, deri kur ndaj tij, EULEX ngriti aktakuzën për krime lufte dhe vrasjen e 49 shqiptarëve, përfshirë 20 viktimat e lagjes së Kovaçëve. /GazetaExpress/.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...