Vrasja e arsimtares në Prishtinë, Nagavci: E ardhmja e sigurtë vetëm me barazi dhe pa dhunë

14:27 | 25 Nëntor 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar për vrasjen e arsimitares në Prishtinë me sëpatë nga burri i saj.

Në një postim në Facebook, Nagavci tha se ky rast është edhe më i rëndë për shkakun se e ndjera ishte mësimdhënëse dhe do të mungojë përgjithmonë te nxënësit e saj, përcjell arbresh.info.

Ajo shtoi se vrasja e grave dhe vajzave është temë e dhimbshme për shoqërinë në Kosovë, dhe duhet punë në edukimin e fëmijëve në mënyrë që në të ardhmen të mos përsëriten raste të tilla.

Nagavci theksoi se e ardhmja do të jetë e sigurtë vetëm kur ka barazi dhe nuk ka dhunë.

“Këtë rast, e bën edhe më të rëndë fakti se kjo grua që u vra sot ishte mësimdhënëse në një shkollë të kryeqytetit dhe do të mungojë sot e përgjithmonë te nxënësit e saj. Vrasja e grave dhe vajzave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë. Prandaj, ne si institucione, bashkë me të gjithë akterët tjerë, të kujdesemi më shumë, që ngjarje të tilla të mos ndodhin. Po ashtu, të punojmë sot që t’i edukojmë fëmijët tanë, vajzat e djemtë, se e ardhmja do të jetë e sigurtë vetëm si të barabartë dhe pa dhunë.” – shkroi Nagavci./arbresh.info

Postimi i plotë i saj:

Shpërndaje në rrjete sociale