Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim që t’ia vazhdoi masën e paraburgimit të pandehurit Bleron Dibranit për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri.
Zëdhënësja e kësaj gjykate, Hateme Haxhaj ka thënë se masa e vazhdimit të paraburgimit është për dy muaj, nga 23.04.2025 deri më 23.06.2025.
“Sipas Kërkesës së PTHM, e datës 17.04.2025, Gjykata me Aktvendimin e datës 18.04.2025, e ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy (2) muaj, ndaj të pandehurit B.D. Paraburgimi iu është vazhduar për periudhën 23.04.2025–23.06.2025”, tha ajo për telegrafin.
Ndryshe, ngjarja e rëndë ndodhi në muajin mars në Vushtrri, ku 19-vjeçari dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën, i cili ishte bashkëmoshatar i tij.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...