Pas shumë debateve mes deputetëve shqiptarë dhe maqedonas nga pozita dhe opozita, në orët e vona të ditës së dielë (16 janar) është votuar Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, ish zëvendës ministër i financave në qeverinë e kaluar të udhëhequr nga Zoran Zaev.
Qeveria u votua me vota 62 PËR, vota 46 KUNDËR dhe vota të 0 PËRMBAJTUR.
Në përmbajtjen e re të qeverisë janë partitë BDI, LSDM, Alternativa, PDSH dhe parti tjera më të vogla, si pjesë e koalicionit të LSDM-së në pushtet.
Nga 21 resore në qeveri, 10 udhëhiqen nga shqiptarët, të ndara në disa parti, në LSDM, BDI dhe në partinë Alternativa.
Në përbërjen e re të qeverisë bie në sy pjesmarrja e vogël e grave në ekzekutiv. Nga 21 ulëse në qeveri, 4 do të jenë gra.
Mandatari dhe tanimë kryeministri i ri i vendit para deputetëve tha se vendi asnjëherë nuk do të jetë i ndarë mes etnive dhe dallimeve tjera, por do të jetë i të gjithëve dhe me këtë qeveri do të tentohet fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian, duke tejkaluar edhe kontestin me Bullgarinë.
Kryeministri i Maqedonisë dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Qeveria e re u votua në Kuvendin e Maqedonisë, pas dy ditëve të plota debat mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Temë kryesore e kritikave të opozitës ishte legjitimiteti i Qeverisë së re pasi e njejta zgjidhet në Kuvend dhe jo në zgjedhje.
Përndryshe, ish-kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje nga detyra e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale nga OBRM-PDUKM-ja opozitare. /Telegrafi/
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...