Është arrestuar një person i dyshuar në rrugën “B” në Prishtinë, i cili dyshohet se kishte vjedhur një veturë në rrugën e lartcekur.
Pas informatës, njësitë policore mbrëmë rreth orës 19 e 15, janë angazhuar në ndjekje të veturës dhe kanë arritur ta ndalin veturën në fjalë pas një aksidenti.
I dyshuari është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga stacioni policor në Vushtrri dhe i njëjti i është dorëzuar stacionit policor në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar dhe ka shkuar në procedurë të rregullt.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...