Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me duartrokitje në Këshillin Kombëtar (Parlament) të Zvicrës gjatë vizitës së saj zyrtare.
Presidenti i Këshillit, Andreas Aebi, derisa i shprehi mirëseardhje Osmanit, tha se nuk ndodh shpesh që të kenë për mysafire edhe një kryetare parlamenti edhe një presidente vendi.
Ai ka thënë se Kosova dhe Zvicra janë vende të lidhura ngushtë mes vete.
“Zvicra është shtëpia e një pjese të rëndësishme e mërgatës kosovare, më e madhja jashtë Kosovës. Zviceranët kosovarë japin një kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike, kulturore, sportive, politike dhe sociale si këtu ashtu edhe në Kosovë”, ka thënë Aebi, duke shtuar se mërgimtarët e Zvicrës janë urë lidhëse mes dy vendeve./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës