Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se po t’ia jepte Lidhja Demokratike e Kosovës, mandatin e kryeministrit, Osmani do t’i drejtohej Lëvizjes Vetëvendosje që ta bënte koalicionin qeverisës.
Gjithashtu, Osmani ka thënë se beson që do t’i bënte 61 vota po t’i jepej kjo mundësi.
“Sikur të më thuhej mere mandatin dhe bëj 61 vota, do ta merrja dhe do ta bëja 61’shin duke ju drejtuar Vetëvendosjes, ku besoj se do të arriheshin numrat. Por, asnjë moment nuk është arritur një gjë e tillë”, është shprehur Osmani në emisionin Pressing të T7.
Tutje, ajo tha se nuk e di nëse VV’ja është e gatshme për një koalicion të tillë, por kjo tentativë do të bëhej, sipas saj, që të ruhej vullneti i 6 tetorit.
Kjo është hipotezë sikur të lejohej partia e dytë të krijonte qeverinë. Nuk e di cfarë do të thoshte Lëvizja Vetëvendosje, unë e di cka diskutoj me ta cdo ditë por jo cka do të thoshin ata”, ka thënë Osmani.
“Ideja është të tentonim ta shpëtonim vullnetin e 6 tetorit”, shtoi Osmani.
Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...