Vjehrri e rrah renë në Prishtinë

09:50 | 25 Nëntor 2021
A Z

Një grua nga Prishtina ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje verbale që kishin pasur viktima me të dyshuarin.

Ndërsa, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 24.11.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar (vjehrrin e saj) është sulmuar fizikisht nga ai. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme