Vjedhen pije alkoolike në vlerë 117 euro

10:20 | 4 Maj 2021

Është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer vjedhje në një market ku për çdo ditë ka vjedhur pije alkoolike në vlerë prej 117 euro, shkruan arbresh.info.

I dyshuari është kapur përmes kamerave të sigurisë, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtjeje.

“Gjakovë 03.05.2021 – 12:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në një market duk vjedhur çdo ditë pije alkoolike dhe është parë përmes kamerave të sigurisë, vlera e pijeve të vjedhura është 117 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara