Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënës se nuk do të ketë lirim të masave anti-COVID-19, në një situatë të brishtë epidemiologjike në të cilën ndodhet vendi.
“Më 13 shtator është afati i cili e kemi përcaktuar për masa në vendimin e fundit të qeverisë kur janë marrë këto masa. Sot kemi edhe takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me COVID-19 ku do të diskutohen këto çështje në raport me masat. Sipas situatës epidemiologjike momentale, nuk pritet që do të ketë lehtësim të masave, mirëpo natyrisht kjo do të jetë një përfundim pas takimit me Komitetin dhe natyrisht pas këtij takimi me ekspertët e fushës dhe rekomandimet e IKSHPK. Nuk do të ketë lirim të masave në asnjë mënyrë derisa të kemi një situatë të brishtë”, tha Vitia./arbresh.info/
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës