Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se është themeluar grupi punues për trajtimin e fëmijëve që abuzojnë me substanca narkotike.
Në foltoren e Kuvendit, Vitia u shpreh se hartimi i këtij grupi ka në plan tri objektiva.
“Ministria e Shëndetësisë ka themeluar grupin punues për hartimit të planit të veprimit për trajtimin e fëmijëve abuzues me substanca narkotike, plan i veprimit kohorë 2024-2026. Grupi punues është në përfundim të hartimit të këtij plani të veprimit i cili i ka tri objektiva. Objektiva e parë është parandalimi i përdorimit të narkotikëve te fëmijët dhe të rinjve, trajtimi i tyre edhe rehabilitimi i fëmijëve abuzues me substanca narkotike”, tha Vitia./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...