Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Frédéric Meurice dhe përfaqësuesen e UNFPA, Visare Mujko – Nimani.
Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se Vitia njoftoi ambasadorin belg dhe përfaqësuesen e UNFPA-së për nismat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë në dy fusha; në përmirësimin e legjislacionit dhe investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe rritjen kapaciteteve për shërbimet shëndetësore.
Ambasadori falënderoi ministrin Vitia për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi, me qëllim të përkrahjes së sistemit shëndetësor në Kosovë për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të sigurta./Arbresh.info
Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të di...
Venezuela ka naftë – ka edhe diçka tjetër që i duhet A...
Trump paralajmëron opsione ushtarake ndaj Iranit, protestat ...
Mot i kthjellët por i ftohtë, parashikimi i motit për këtë t...
Horoskopi 12 janar 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për shenj...
Mbi 500 të vrarë në protestat në Iran, raporton Reuters