Kandidati për Prishtinën nga radhët e VV-së, Arben Vitia, ka hapur fushatën për balotazhin në sheshin e qytetit.
Ai ka thënë se gjatë këtyre ditëve do të jenë në secilën lagje dhe fshat të kryeqytetit për të shpalosur programin e tyre.
Postimi i plotë:
Përmes ekpozimit të pjesës më të madhe të programit tonë në sheshin Nënë Tereza, sot hapëm zyrtarisht fushatën tonë për Prishtinën.
E filluam në shesh e prej sot do jemi në çdo fshat e lagje, në çdo rrugë të Prishtinës duke ofruar alternativën tonë për Kryeqytetin.
Kryeqyteti është integrimi mes natyrës dhe kulturës, mes informimit dhe shërbimit, mes qytetit dhe fshatit, si tërësia organike e jetës tonë të përditshme.
Ecim bashkë përmes programit tonë nëpër Prishtinën e jetueshme.
Me 14 nëntor, votojmë numrin 144.
Bashkë qeverisim.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...