Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se në QKUK, janë shtuar dy shërbime të reja.
Sipas tij kjo u mundëson qytetarëve që të mos shpenzojnë mijëra euro në institucione shëndetësore private.
Njëri nga shërbimet e reja është Ultrazëri Endoskopik, dhe shërbimi tjetër i ri është Kapsula Endoskopike
“Njëri nga shërbimet e reja është Ultrazëri Endoskopik (EUS) në Njësinë Endoskopike. Ky trajtim minimal invaziv kombinon endoskopinë dhe imazhin me ultratinguj, duke ofruar informacione të detajuara për traktin tretës dhe organet përreth. Shërbimi tjetër i ri është Kapsula Endoskopike, që mundëson ekzaminim jo invaziv dhe gjithëpërfshirës të traktit tretës. Kjo teknologji e avancuar përdoret kur gastroskopia nuk është e mundur, apo nevojiten imazhe nga zorrët e holla” ka shkruar ministri në Facebook.
Vitia ka thënë se përmes kësaj procedure, profesionistët shëndetësorë marrin imazhe të detajuara të zorrëve të holla, të cilat më parë ishin të vështira për t’u qasur./Arbresh.info/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...