Gjatë ditës së sotme, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka raportuar para Komisionit për Shëndetësi.
Ai ka paralajmëruar se nga e hëna e ardhshme hyrjet në hapësirat e lokaleve do të bëhen me masa të reja.
Sipas ministrit, të gjithë që do të hyjnë në ambientet e brendshme të lokaleve duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo sterologjik.
“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, ka thënë ministri Vitia.
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...