Komuna e Vitisë ka filluar procedurat e tenderimit të projektit për ndërtim të objektit të zjarrfikësve në Viti.
Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesit e departamentit të zjarrfikjes dhe shpëtimit dhe Agjencisë për menaxhim të emergjencave, në një takim që e patën me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Miran Demiri drejtor i Departamentit për zjarrefikje dhe shpëtim, si dhe Kastriot Lajqi zyrtar në Agjencinë e menaxhimit të emergjencave, kanë njoftuar kryetarin Haliti se pas procedurave të tenderimit, do të fillojnë punimet e ndërtimit të objektit të zjarrfikësve, pasi që dihen kushtet e rënda me të cilat është përballur kjo njësi e zjarrfikësve në Viti.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...