Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, deklaroi se bashkë me Albin Kurtin në Trepçë, takuan kryesinë e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Stan Tërgut dhe vizituan Muzeun Kombëtar të Mineraleve.
“Fondi Sovran do të investojë në rritjen e vlerës së Trepçës, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve prodhuese në miniera e flotacion, e në rritjen e kapaciteteve përpunuese në Metalurgjinë e Plumbit e të Zinkut”, shkruan Ymeri.
Sipas tij, Trepça është baza e industrisë së Kosovës, pasuri e çmueshme kombëtare.
“Një industri prodhuese që krijon vende pune. Vendet e punës në industri kërkojnë punë të kualifikuar”, shkroi ai.
“Punëtorit të kualifikuar nuk mund t’i japësh pagë të ulët. Sa më të larta pagat e punëtorëve aq më e drejtë shpërndarja e pasurisë. Sa më të larta pagat aq më e madhe kërkesa për prodhime ushqimore të prodhuara te ne”.
Ymeri deklaroi se masat e Vetëvendosjes do t’i përmirësojnë kushtet e punës për punëtorët e minatorët.
“Orari i punës nuk do t’i tejkalojë 40 orë në javë. Ndërkohë që minatorëve do t’u krijohen kushtet për pensionim të parakohshëm e pension adekuat që ua mundëson një jetë të dinjitetshme”./Arbresh.info/
Selimi: Historia e Kosovës nuk rishkruhet, aq më tepër në nj...
Haxhiu takohet me kryetarët e komisioneve parlamentare
Hashim Thaçi: Pushtetin në Kosovë e kam marrë me fitore në z...
Veseli në Hagë: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam krye...
Hashim Thaçi e nis fjalimin duke uruar shqiptarët për Pavarë...
Thaçi në Hagë: Millosheviqi nisi luftën, aleanca ndërkombëta...